Jose Mourinho dënohet me tri ndeshje

Futboll

Jose Mourinho dënohet me tri ndeshje

Më: 5 prill 2025 Në ora: 19:20
Pamje

Federata e Futbollit të Turqisë ka dënuar trajnerin e Fenerbahces, Jose Mourinhon me tri ndeshje.

Mourinho bëri një gjest jo të hijshëm pas përfundimit të derbit në Kupën e Turqisë, mes Fenerbahces dhe Galatasarayt që u mbyll me fitore të mysafirëve 1:2.

Trajneri portugez e kapi për hunde homologun e tij, Okan Buruk.

Ky gjest është hetuar mirë nga Federata e Futbollit të Turqisë dhe sot zyrtarisht kanë informuar opinionin se Jose është dënuar me tri ndeshje mos prezencë në stol.

Jose Mourinho humb ndeshjet ndaj Trabzonsporit, Sivassporit dhe Kayserisporit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat