Derbi shqiptarësh në Itali

Futboll

Derbi shqiptarësh në Itali

Më: 12 prill 2025 Në ora: 11:02
Kristjan Asllani

Mbrëmjen e sotme në Itali do të kemi një derbi shqiptarësh.

Në orën 18:00 do tëë luhet përballja mes Interit dhe Cagliarit në “San Siro”.

Te zikaltërtit nga minuta e parë me shumë gjasa do të luajë Kristjan Asllani.

Për shkak të lodhjes fizike të italianëve, të cilët në mesjavë luajtën edhe në Champions, Simone Inzaghi mund të bëjë disa ndryshime.

Asllani pritet ta nisë nga minuta e parë dhe të marrë në dorë “çelësat” e mesit të fushës. Ndërkohë siç dihet përballë do të ketë një tjetër shqiptar. Te Cagliari luan Alen Sherri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat