Malisheva mposht liderin

Futboll

Malisheva mposht liderin

Nga: K.G. Më: 13 prill 2025 Në ora: 17:04
Malisheva

Malisheva ka shënuar fitore të madhe në kuadër të javës së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Malisheva e mposhti me rezultat 1:0 Dritën e Gjilanit.

Lideri nuk ia doali në duel me Malishevën.

Besnik Ferati shënoi supergol në minutën e 45-të.

Në minutën e 90+1 Besnik Krasniqi dështoi nga penalltia, goditi shtyllën e majtë. 

Krasniqi humbi penalltinë e dytë në ndeshje.

Malisheva renditet në vend të tretë me 47 pikë e Drita kryeson me 60 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat