Korenica me një tjetër asistim për Clujin

Futboll

Korenica me një tjetër asistim për Clujin

Më: 15 prill 2025 Në ora: 06:10
Meriton Korenica

Meriton Korenica ka vazhduar me paraqitje të mira në Rumani.

Ai të hënën mbrëma asistoi në barazimin 1:1 të skuadrës së tij Clujit ndaj Rapid Bukureshtit, në kuadër të ndeshjes së katërt të pljeofit për titull të kampionit në Rumani.

Leonardo Bolgado shënoi gol në minutën e shtatë me asistim të Korenicës, i cili u zëvendësua në minutën e 87-të. Gjatë tërë takimit për Clujin luajti Lindon Emërllahu.

Cluji është në vendin e dytë me 34 pikë, kurse Rapidi në vendin e gjashtë me 28 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat