Flet legjenda Desai: Problemet e Milanit u kuptuan që në fillim të sezonit

Futboll

Flet legjenda Desai: Problemet e Milanit u kuptuan që në fillim të sezonit

Më: 15 prill 2025 Në ora: 07:49
Marsel Desai

Nga 1993 deri në 1998, Marsel Desai veshi fanellën e Milanit dhe ishte një lojtar kyç për kuqezinjtë. Ish-mbrojtësi foli mbi ekipin italian për “Sky Sport Insider” dhe në deklaratën e tij, theksoi:

“Milanin e ndjek sa herë mundem, e ndjek me dëshirë, edhe nëse më duhet të pranoj që nuk i kam parë të gjitha ndeshjet e këtij sezoni. Jam i zhgënjyer. Milani sot është një përzierje e shumë problemeve të ndryshme.

Sezoni filloi keq që në fillim, më pas pati një moment kur mund të shpresonim për rikuperim, por shumë shpejt i gjithë mjedisi e kuptoi që kjo skuadër nuk ka lidership të mjaftueshëm brenda saj për të mund të konkurrojë me ekipet e tjera.

Milani nuk është rastësisht i nënti”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat