Gara për golashënuesin më të mirë të sezonit

Futboll

Gara për golashënuesin më të mirë të sezonit

Më: 17 prill 2025 Në ora: 11:12
Bekim Balaj

Kampionati “Abissnet Superiore” ka hyrë në fazën më vendimtare, teksa kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit të rregullt.

Gara është tepër e fortë, si për kreun e renditjes, për zonën “Final Four”, ashtu edhe për mbijetesën.

Po aq interesante mbetet edhe dueli për golashënuesin më të mirë të sezonit.

Bekim Balaj, sulmuesi i Vllaznisë, kryeson me 15 gola, ndërsa ndiqet nga afër nga Regi Lushkja i Egnatias, me 14 realizime. Duket se gara për “Këpucën e Artë” do të vijojë deri në fund mes këtyre dy emrave, por pas tyre qëndrojnë gjithashtu Peter Itodo i Dinamo City, Walid Jarmouni i Tiranës dhe Baton Zabergja, po i Dinamo City, që kanë realizuar nga 12 gola secili.

Gjithçka mbetet e hapur për titullin e golashënuesit më të mirë të sezonit, në prag të dy javëve të fundit të kampionatit të rregullt dhe fazës “Final Four”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat