Muller: Interi skuadër e shkëlqyer!

Futboll

Muller: Interi skuadër e shkëlqyer!

Më: 17 prill 2025 Në ora: 18:48
Thomas Muller

Pavarësisht dhimbjes dhe emocioneve pas skualifikimit, Thomas Muller nuk ka ngurruar të shprehet me fjalët më të mira për Interin, skuadër e cila sipas tij është fantastike.

“Interi kishte pësuar vetëm tre gola në Champions League deri para përballjeve me ne. Bayern i shënoi tre gola në dy ndeshje dhe patëm plot raste të tjera shënimi”.

“Interi është një skuadër e shkëlqyer. I uroj për kualifikimin. Ishte një betejë e vështirë.

Edhe një herë, i uroj fat Interit në gjysmëfinale”.

“Skuadra të ndryshme mund ta fitojnë Champions League dhe Interi është njëra prej tyre”, tha Muller pas ndeshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat