Zbulohet sa muaj do të qëndrojë larg fushave

Futboll

Zbulohet sa muaj do të qëndrojë larg fushave

Më: 18 prill 2025 Në ora: 10:25
Emmanuel Ernest

Emmanuel Ernest prej disa ditësh është i dëmtuar, teksa ditën e djeshme është operuar.

Sulmuesi e ka kaluar me sukses ndërhyrjen në shpatull.

Ndërhyrja kirurgjikale është bërë në Tiranë dhe gjithçka ka shkuar siç duhet.

Tashmë lojtari do të nisë edhe fazën e rikuperimit.

Sipas mjekësve Ernest minimalisht do të duhet të qëndrojë larg fushave për 2 muaj, kohë që i duhet për t’u rikuperuar.

Një lajm aspak i mirë për bardheblutë, të cilët kanë humbur kështu për ndeshjet e mbetura sulmuesin kryesorë, i cili mund të rikthehet në fushë vetëm për sezonin e ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat