Messi: Doja të kthehesha te Barcelona, por nuk ishte e mundur

Futboll

Messi: Doja të kthehesha te Barcelona, por nuk ishte e mundur

Më: 18 prill 2025 Në ora: 10:43
Lionel Messi

Lionel Messi, një nga figurat më të ndritura në historinë e futbollit, ka ndarë një tjetër pjesë të rëndësishme nga rrugëtimi i tij profesional dhe personal.

Në një deklaratë të sinqertë, argjentinasi ka zbuluar se rikthimi te Barcelona, klubi ku u bë legjendë, ishte një dëshirë e madhe, por sërish e parealizueshme.

“Kisha ndërmend të kthehesha te Barcelona dhe të shkoja në një vend ku gjithmonë kam dashur të jem, por nuk ishte e mundur sërish,” – tha Messi.

Pas ndarjes emocionale nga Barça në vitin 2021 dhe një periudhe dyvjeçare te Paris Saint-Germain, shumë tifozë kishin shpresuar për një rikthim të tij në “Camp Nou”. Por, sipas vetë yllit argjentinas, rrethanat nuk e lejuan një gjë të tillë.

Messi shtoi se vendimi për të mos iu bashkuar një tjetër klubi evropian erdhi si rezultat i reflektimeve familjare dhe ndikimit të sukseseve më të mëdha në karrierë.

“Pas kësaj, u bë një vendim familjar. Fakti që fituam Kupën e Botës pati gjithashtu një ndikim të madh. E kisha të qartë që nuk doja të isha në një skuadër tjetër në Evropë, nuk doja të shkoja te asnjë prej tyre”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat