Sulmuesi që ëndërron Barcelonën i jep fitoren Lilles

Futboll

Sulmuesi që ëndërron Barcelonën i jep fitoren Lilles

Më: 20 prill 2025 Në ora: 18:50
Lille

Lille ka fituar 3-1 ndaj Auxerre në kuadër të javës së 30-të në Ligue 1. Tashmë dihet që PSG ka fituar edhe zyrtarisht titullin, por gara e vërtetë po luhet për  vendet që të dërgojnë në Champions League.

Përsa i përket këtij takimi, Thomas Meunier hapi serinë e golave, ndërsa Jonathan David shënoi dy golat e tjerë. Golin e vetëm për miqtë e shënoi Alexsandro, që më saktë ishte autgol në portën e tij.

Sa për, Jonathan David, sulmuesi kanadez do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, ka disa ekipe që interesohen për të, por ëndrra e madhe e 25-vjeçarit është të veshë fanellën e Barcelonës.

Pas kësaj fitoreje, Lille ngjitet në vendin e katërt me 53 pikë, vend që të dërgon në play-off në Champions League. Edon Zhegrova vazhdon të mungojë ende, pasi nuk është rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në fund të vitit të kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat