Emir Sahiti për Kosovën: Nëse është e nevojshme, të lëmë shpirtin në fushë!

Futboll

Emir Sahiti për Kosovën: Nëse është e nevojshme, të lëmë shpirtin në fushë!

Më: 20 prill 2025 Në ora: 23:52
Emir Sahiti

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti, aktualisht luan për ekipin gjerman Hamburg.

I pyetur për ndeshjet që do të zhvillojë kombëtarja e Kosovës në kualifikueset e Kupës së Botës, kundër Zvicrës, Suedisë dhe Sllovenisë,

Sahiti deklaroi se Kosova ka potencialin për t’i mposhtur të gjitha këto vende.

‘Qëllimi ynë është gjithmonë të shënojmë fitore, sepse kemi shumë lojtarë cilësorë, duhet të japim maksimumin dhe nëse është e nevojshme, të lëmë shpirtin në fushë kundër tyre’, tha Sahiti për "Ekipin A".

Kujtojmë se të shtunën Sahiti shënoi dy gola në barazimin që ekipi i Hamburgut arriti kundër Schalke, ndeshje kjo që përfundoi 2:2.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat