Lamtumira e fundit

Futboll

Lamtumira e fundit

Më: 22 prill 2025 Në ora: 12:17
Pamje

Javën e kaluar, një prej legjendave më të mëdha të futbollit në Shqipëri u nda nga jeta. Bëhet fjalë për Paulin Ndojën, ish-portierin e Vllaznisë që mbylli sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare.

Ditën e sotme, futbolli shqiptar dhe të gjithë pjesëtarët e klubit shkodran i dhanë lamtumirën e fundit ish-gardianit.

“I dhamë lamtumirën e fundit legjendës së portës shkodrane Paulin Ndoja.

Në homazhet e zhvilluara në ambientet e stadiumit "Loro Boriçi" kanë marrë pjesë me qindra qytetarë shkodranë, por përpos tyre edhe veteranë të sportit, drejtues e trajnerë, drejtues të pushtetit lokal dhe krerët më të lartë të FSHF.

Lamtumirë legjendë!”, shkruan klubi i Vllaznisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat