Refuzoi

Futboll

Refuzoi

Më: 23 prill 2025 Në ora: 17:13
Thomas Muller

Thomas Muller ka refuzuar dy oferta të shpejta, të cilat kanë mbërritur tek agjentët e tij vetëm pak javë pas zyrtarizimit të largimit të tij nga Bayern.

Sulmuesi gjerman në korrik do të jetë lojtar i lirë dhe mund të transferohet me parametra zero në klubin që dëshiron.

Sport Bild raporton se Muller ka marrë një ofertë të majme nga klubi i MLS, FC Cincinnati, të cilën ai e ka refuzuar shumë shpejt, pa u menduar dy herë.

Ndërkohë, një tjetër klub ka shfaqur interes për të, Fiorentina. Klubi italian donte të përsëriste transferimet e tipit Mario Gomez dhe Franck Ribery, por Muller ka thënë “jo”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat