Skënder Gega në “hall” para Elbasanit

Futboll

Skënder Gega në “hall” para Elbasanit

Më: 25 prill 2025 Në ora: 12:08
Partizani

Partizani do të luajë ditën e dielë një nga ndeshjet më vendimtare të këtij sezoni.

Të kuqtë do të presin në shtëpi Elbasanin për të bërë mes tyre lloigaritë e javës së fundit të Superiores.

Një duel direkt për vendin e 4-të në “Final – Four”, teksa skuadrat kan ëpikë të njëjta në klasifikim, por verdheblutë për shkak të duele direkte janë më të avantazhuar. Në këto kushte te të kuqtë vlen vetëm fitorja, si mundësia e vetme për të qenë në “top-4”.

Prej ditësh ekipi po stërvitet intensivisht, por “hallet” për Skënder Gegën nuk kanë fund. Kjo pasi 4 futbollistë janë të dëmtuar dhe nuk do të mund të luajnë ditën e dielë.

Janjeva, Mehmeti, Buxhelaj dhe Preka janë aktualisht të dëmtuar dhe vazhdojnë rikuperimin. Kjo shton “dhimbjet e kokës” te traneri tropojanë, i cili duhet të formatojë formacionin ndaj Elbasni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat