Barcelona apo Real Madrid?

Futboll

Barcelona apo Real Madrid?

Më: 26 prill 2025 Në ora: 11:50
Vinicius e Raphinha

Futbolli spanjoll vjen në kulmin e emocioneve sonte, më 26 prill 2025, me finalen e madhe të Kupës së Mbretit mes dy gjigantëve, Barcelona dhe Real Madrid.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin neutral Estadio de La Cartuja në Sevilla dhe nis në ora 22:00.

Ky edicion i finales sjell një tjetër “El Clasico” historik, ku përveç trofeut, në fushë do të jetë edhe krenaria dhe rivaliteti i përjetshëm mes dy klubeve më të mëdha të Spanjës.

Barcelona, e udhëhequr nga trajneri Hansi Flick, kërkon të konfirmojë formën e lartë të këtij sezoni, ndërsa Real Madrid, me eksperiencën e tyre në ndeshje të mëdha, synon të rrëmbejë edhe një trofe tjetër prestigjioz.

Për “Los Blancos”, ndeshja e sontme mund të jetë mundësia e vetme për ta që ta përfundojnë sezonin me trofe.

Kjo pasi që ata janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe janë katër pikë prapa Barcelonës në La Liga.

Në anën tjetër, Barcelona është në garë për ta mbyllur me tripletë këtë sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat