Dita e madhe në Liverpool

Futboll

Dita e madhe në Liverpool

Më: 26 prill 2025 Në ora: 13:59
Pamje

Liverpool po përgatitet sot për një ditë të madhe. Nëse të besuarit e Slot marrin vetëm një pikë përballë Totenhem atëherë ekipi i “Anfield Road” do të kurorëzohet për herën e 20-të kampion i Anglisë.

Ky triumf pritet që të festohet siç duhet kësaj here krahasuar me titullin e fituar në sezonin 2019-2020 kur Mersisajdi ishte gjysmë i bllokuar për shkak të regullave që shërbenin për parandalimin e përhapjes së “COVID-19”.

Sa i përket ditës së sotme i gjithë qyteti është bërë gati ndërsa tifozët me më shumë fat janë ata, të cilët kanë siguruar një biletë në stadium. Thuhet se në tregun e zi bileta më e lirë për një vend në “Anfield” ka kushuar plot 675 paund.

Për festë janë përgatitur edhe pub-et, të cilët ndodhen në rrugët që të çojnë në stadiumin “Anfield Road”. Sipas disa menaxherëve janë përgatitur për të qëndruar gjatë sot në punë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat