Zguro reagon

Futboll

Zguro reagon

Më: 29 prill 2025 Në ora: 11:09
Zguro

Fitorja e sotme ndaj Besës së Kavajës ka entuziasmuar tepër lojtarët e Pogradecit.

Pak më parë, kapiteni i skuadrës liqenore, Vangjel Zguro ka reaguar për triumfin e sotëm në “Elbasan Arena”.

“Të fala keni të gjithë nga këta Çunat Gangstera, Forca Pogradeci Ju Dua”, shkruan mbrojtësi 32-vjeçar në rrjetet e tij sociale ku shihet në video bashkë me lojtarët e ekipit të tij duke festuar me tifozët.

Tashmë Pogradeci do të përballet me Tiranën, në një sfidë që do të përcaktohet skuadra që do të luajë në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat