Napoli me probleme

Futboll

Napoli me probleme

Më: 30 prill 2025 Në ora: 15:26
Alessandro Buongiorno

Napoli do të duhet të vazhdojë luftën për titullin kampion në Serie A pa një prej shtyllave të mbrojtjes.

Alessandro Buongiorno pritet të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit pas një lëndimi, ka konfirmuar klubi italian të martën.

Njëzet e pesë vjeçari është lënduar gjatë ndeshjes ndaj Torinos të dielën ku Napoli ka fituar me rezultat 2-0, një ndeshje që i ka rikthyer skuadrës së Antonio Conte kreun e tabelës në Serie A. Por përveç Buongiornos, Napoli e ka humbur edhe mesfushorin Frank Anguissa, i cili gjithashtu është larguar nga fusha i lënduar. 

Sipas mediave italiane, ky lëndim do ta mbajë jashtë fushave Buongiornon për katër ndeshjet e fundit të sezonit, duke ia pamundësuar Conte të llogarisë në një nga mbrojtësit më të rëndësishëm në këtë fund kampionati.

Napoli, që aktualisht kryeson Serie A me 74 pikë, tri më shumë se Interi, do të përballet me Lecce në transfertë të shtunën, përpara ndeshjeve vendimtare ndaj Genoa, Parma dhe Cagliari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat