E kërkon gjithë Europa

Futboll

E kërkon gjithë Europa

Më: 30 prill 2025 Në ora: 20:39
Viktor Giokeres

Viktor Giokeres, me 52 gola dhe 12 asiste në sezon, pritet të ndezë merkaton e verës.

Në fakt, shumë klube kanë filluar të lëvizin për sulmuesin e Sportingut të Lisbonës.

Kontrata e tij skadon pas dy vjetësh dhe ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh për prishjen e saj, megjithatë lojtari dhe klubi luzitan thuhet të kenë rënë dakord për një “leje largimi” për 75 milionë euro.

Destinacioni do të vendoset nga lojtari, teksa sipas “BILD”, në gjurmët e tij është vënë edhe Bajerni i Mynihut, që kërkon një dyshe ëndrrash me Herri Kejnin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat