Vjen fundi i Lucas Vazquezit si lojtar i Real Madridit

Futboll

Vjen fundi i Lucas Vazquezit si lojtar i Real Madridit

Më: 2 maj 2025 Në ora: 15:47
Lucas Vazquez

Futbollisti spanjoll, Lucas Vazquez do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta spanjolle “okdiario”.

33-vjeçari nuk ka arritur të vazhdojë kontratën me klubin madrilen, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Ai fitoi pesë Liga Kampionëve me Real Madridin e shumë tituj tjerë.

Te Real Madridi, Lucas Vazques ishte transferuar në vitin 2015 nga Espanyoli për pesë milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat