Elseid Hysaj i papërmbajtshëm në vetëm 50 sekonda

Futboll

Elseid Hysaj i papërmbajtshëm në vetëm 50 sekonda

Më: 4 maj 2025 Në ora: 12:54
]Momenti kur Elseid Hysaj kroson per Dia

Elseid Hysaj është bërë menjëherë protagonist në sfidën që Lazio po luan në transfertë me Empolin.

Mbrotjësi i Kombëtares e ka nsiur këtë përballje si titullarë dhe në vetmë pak sekonda ka lënë gjurmë.

Saktësisht në sekondat e 50-të të takimit ka mundur të gatuajë golin e avantazhit për të tijtë. Hysaj asistoi në mënyrë pefekte për Dia, me këtë të fundit që mposhti portierin e Empolit.

Kaq ka mjaftuar që Lazio të kalojë në avantazh dhe ta nisë sfidën siç duhet, falë edhe paraqitjes së Elseid Hysajt.

Ky i fundit në këtë sezon ka mundur të luajë në 11 ndeshje dhe ka asistuar 3 herë, në total ka qenë në fushë për 537 minuta pa sfidën e sotme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat