Reagimi i Mbappes pasi Alexander-Arnold bëri të ditur largimin nga Liverpooli ka marrë vëmendjen

Futboll

Reagimi i Mbappes pasi Alexander-Arnold bëri të ditur largimin nga Liverpooli ka marrë vëmendjen

Më: 5 maj 2025 Në ora: 18:47
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ishte në mesin e të parëve që reaguan pas njoftimit të Trent Alexander-Arnold, i cili konfirmoi se do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit, por e fshiu përgjigjen e tij menjëherë. 

Real Madridi është favoriti i qartë për të nënshkruar me yllin e Liverpoolit, i cili bëri të ditur se marrëdhënia afatgjatë me klubin e tij të fëmijërisë do të vijë në fund këtë verë. 

Alexander-Arnold do të luajë së bashku me bashkëvendasin e tij Jude Bellingham në Madrid, aty ku Mbappe ka shijuar një sezon të parë fantastik në La Liga. 

Reprezentuesi anglez lëshoi një njoftim të hënën për të konfirmuar largimin e tij teksa ndau një mesazh për tifozët e Liverpoolit. 

Në mesin e miliona pëlqimeve që mori postimi i tij, aty fillimisht ishte edhe ai i Mbappes, por francezi e largoi atë me shpejtësi. 

“Trent Alexander-Arnold ka konfirmuar largimin e tij nga Liverpooli në fund të sezonit përmes llogarisë së tij në X dhe Kylian Mbappe ishte njëri ndër të parët që reagoi. Francezi e pëlqeu postimin e anglezit në Instagram, diçka që nuk ka kaluar pa u vërejtur”, ka raportuar AS. 

Në mesin e një zemërimi të çuditshëm, një numër i bashkëlojtarëve të Alexander-Arnold dhe yje të tjerë të Ligës Premier kanë shprehur mbështetjen dhe kanë dhënë urimet e tyre. 

Alexander-Arnold largohet nga Liverpooli pas më shumë se 20 vitesh dhe me dy tituj të Ligës Premier të fituar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat