Wirtz vendos t’i bashkohet Bayernit

Futboll

Wirtz vendos t’i bashkohet Bayernit

Më: 6 maj 2025 Në ora: 16:30
Florian Wirtz

Mesfushori gjerman, Florian Wirtz ka marrë një vendim të madh për karrierën e tij.

Wirtz ka vendosur t’i bashkohet kampionit të saposhpallur të Gjermanisë, Bayern Munich.

Sipas “Bild”, Wirtz vendimin e tij ja ka komunikuar edhe trajnerit të Leverkusenit, Xabi Alonso.

Wirtz kujtojmë se është pjesë e Leverkusenit nga viti 2020 dhe ka arritur të bëjë 195 paraqitje, duke shënuar 57 gola dhe 63 paraqitje.

Gjatë këtyre viteve ka fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat