Rivaliteti i mbetet fushës

Futboll

Rivaliteti i mbetet fushës

Më: 13 maj 2025 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Egnatia fitoi për herë të dytë rresht titullin kampion. Rrogozhinasit mposhtën në finalen e titullit skuadrën e Vllaznisë, teksa shënuan plot 4 gola.

Për këtë triumf, skuadra e Elbasanit ka bërë një postim të veçantë. Verdheblutë kanë uruar rrogozhinasit për titullin e fituar.

Ndër të tjera klubi i Elbasanit iu uron shumë suksese në arenën ndërkombëtare, ndërsa janë të bindur se do të në përfaqësojnë denjësisht dhe u bën thirrje të tregojnë vetën edhe jashtë kufijve.

Një mesazh shumë i veçantë nga Elbasani për Egnatian, me rivalitetin që i kanë lënë fushës së lojës, teksa bën gjestin e veçantë, i cili meriton duartrokitje nga të gjithë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat