Modriç i gatshëm të pranojë ulje të pagës për të qëndruar te Reali

Futboll

Modriç i gatshëm të pranojë ulje të pagës për të qëndruar te Reali

Më: 18 maj 2025 Në ora: 12:30
Luka Modriç

Mesfushori kroat, Luka Modriç po kalon ndër vitet e fundit të karrierës së tij.

Kroati, flitej se do të largohet nga Reali pas përfundimit të kontratës së tij që i skadon në korrik.

Por siç raporton “Marca”, Modriç dëshiron të qëndrojë në kryeqyteti spanjoll dhe se është i gatshëm të pranojë edhe ulje të pagës së tij aktuale.

Modriq numëron 589 paraqitje që nga ardhja e tij nga Tottenhami në vitin 2012, ku po ashtu shënoi 43 gola dhe 94 asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat