“Shkunden themelet” e Agim Ibraimit

Futboll

“Shkunden themelet” e Agim Ibraimit

Më: 22 maj 2025 Në ora: 13:55
Ibraimi

Ky sezon ishte i dështuar për Tiranën, pasi bardheblutë ia dolën të sigurojnë qëndrimin në Superiore vetëm në sfidën e “Play – Out” kundër Pogradecit. E sigurisht që merkatoja e verës po sjell një revolucion të madh në kryeqytet.

Përveç  disa futbollistëve që do të largohen, pasi s’kanë bindur dhe nuk janë në planet e drejtuesve, në dyshim është edhe e ardhmja e Agim Ibraimit.

Siç duket të gjitha përgjegjësitë e një sezoni të dështuar kanë rënë mbi shpatullat e ish-sulmuesit dhe duket se idetë janë të ndryshme me atë të klubit.

Aktualisht siç dihet ekipi është me pushimet, të cilat do të zgjasin deri në gusht. Por drejtuesit pritet të vendosin për fatet e skuadrës në fillim të qershorit dhe një nga çështjet që do të diskutohet është edhe e Ibraimit dhe e Bledi Shkëmbit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat