Interit nuk i mjafton fitorja, mbetet pa titull në Itali! Përballje mes shqiptarëve 

Futboll

Interit nuk i mjafton fitorja, mbetet pa titull në Itali! Përballje mes shqiptarëve 

Nga: K.G. Më: 23 maj 2025 Në ora: 22:45
Pamje nga ndeshja

Kristjan Asllani me Interin triumfuan në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj Como-s së Mërgim Vojvodës, por aspak nuk i kreu punë dhe mbeten pa titull kampioni,, për faktin se Napoli e gjunjëzoi Cagliarin. 

Asllani u paraqit standard sikurse edhe Vojvoda.

Como si vendas nuk pati forcë të frenojë Interin por as kësaj të fundit fitorja nuk i kreu punë por mbi të gjitha është një fitore për prestigj.

Portieri i Como-s, Reina, u përjashtua me karton të kuq në fund të pjesës së parë. 

Golat i realizuan de Vrij (28') e Correa (51'). 

Napoli ka përfunduar në vend të parë me 82 pikë pas javës së 38-të në Serie A, duke lënë prapa Interin me 81 sosh. Como e mbylli edicionin në pozitën e dhjetë me 49 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat