Milan prezanton trajnerin e ri

Futboll

Milan prezanton trajnerin e ri

Më: 30 maj 2025 Në ora: 12:51
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri është trajneri ri i Milanit.

Kështu tekniku italian i jep fund papunësisë së tij dhe ka firmosur me italianët një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

Allegri ishte një preferencë e Tares, me shqiptarin që bëri një punë mjaft të mirë, duke e bindur 57-vjeçarin të rikthehej te kuqezinjtë. Kujtojmë se Allegri e ka drejtuar Milanin enga viti 2010 deri në 2014-tën.

Tashmë, italiani merr vendin e Sergio Conceicao, i cili mbylli aventurën te Milani pas pothuajse 5 muajsh.

Vlen të përmendet se ishte pikërisht Igli Tare, drejtori sportiv i “Djallit” ai që luajti rol kyç në emërimin e Allegrit si “timonier” i ekipit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat