Shpërthen Xherdan Shaqiri

Futboll

Shpërthen Xherdan Shaqiri

Nga: K. Goca Më: 1 qershor 2025 Në ora: 15:38
Xherdan Shaqiri feston

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, kapiten i Baselit, ka shpërthyer me gol në finalen e Kupës së Zvicrës. 

Baseli është fitues i Kupës së Zvicrës.

Shaqiri me Baselin pas titullit të kampionit, festojnë edhe trofeun të dytë të edicionit të sivjetshëm. 

Image

.Xherdan Shaqiri

Baseli e ka mundur me rezultat 4:1 Bielin në finalen që u luajnë në stadiumin e Bernit.

Shaqiri në minutën e 67-të ka shënuar nga penalltia për epërsinë 1:2 të Baselit ndaj Bielit

Xherdan Shaqiri, Leon Avdullahu e Albian Ajeti, u paraqitën nga minuta e parë. 

Për Baselin shënuan De Freita (37' - autogol); Shaqiri (67' - nga penalltia), Soticek (76') e Cisse (80') dhe për Bielin realizoi Beyer (60' - nga penalltia).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat