Shqiptari i befason sërish të gjithë te Milani

Futboll

Shqiptari i befason sërish të gjithë te Milani

Më: 4 qershor 2025 Në ora: 14:42
Pamje

Luka Modriç mund të quhet tashmë transferimi i parë te Milani. Mesfushori kroat ka pranuar ofertën e Igli Tares, që edhe njëherë i befason të gjithë te kuqezinjtë.

Në kohë rekord, drejtori sportiv i Milanit arriti akordin me mesfushorin kroat. Tare i shkoi ish-mesfushorit të Realit në Rijeka të Kroacisë.

39-vjeçari do të bëhet transferimi i parë i Milanit me Alegrin trajner.

Befasia te Tare qëndron për shpejtësinë e arritjes së akordit. Kujtojmë se e njëjta gjë ndodhi edhe me Alegrin.

Për vetë Modriç do të jetë eksperienca e parë në Itali. Më parë ka luajtur në Kroaci, Bosnjë, Angli dhe së fundmi te Reali ku u kthye në legjendë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat