Baras
Shqipëria përkundër se ishte favorit i madh në Riga, nuk mori më shumë se një pikë duke luajtur baras (1:1) me Letoninë në kuadër të xhiros së 4-të të Grupit K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Shqipëria nuk ka treguar potencialin e lojës që kanë pritur të gjithë, një sulm pa zemër dhe një mbrojtje me disa gabime.
Letonia - Shqipëria 1:1
Shikues: 5.000.
Gjyqtar: H. U. Mele (Tueqia).
Shënues: Cernomordijs (45+4') - Çernomordijs (28'- autogol).
Kartona të verdhë: Ciganik, Varslavans, Cernomordijs.
LETONIA: Zviedris, Jurkovskis, Çernomordijs, Balodis, Jaurizems, Saveljevs (Vapne 82'), Ciganiks, Varslavans (Zelenkovs 90'), Ikaunieks (Daskevics 76'), Gutkovskis (Regza 76').
Trajner: Paolo NIkolato
SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Balliu, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi (Bajrami 69'), Hoxha (Hoxha 60'), Broja (Uzuni 82'), Manaj (Daku 82').
Anglia kryeson me 9 pikë (3 ndeshje), i ndjekur nga Shqipëria me 5 (4 ndeshje), Serbia 4 (2 ndeshje), Letonia 4 (tre ndeshje) dhe Andorra 0 pikë (4 ndeshje). ,
Në minutën e 17-të Kumbulla panevojë shkaktoi penallti. Ndërsa gjyqtari Mele pasi shikoi VAR-in nuk e ndryshoi vendimin e tij.
Portieri Thomas Strakosha e ka mbrojtur penalltinë e futbollistit Ikaunieks.
Shqiplria kaloi në epërsi në minutën e 28-të.
Manaj në një tollovi dhe shënoi autogol, 0:1.
Në fund të pjesës së parë, në minutën e 45+4 Shënues: Cernomordijs shënoi me kokë nga afërsia duke iu falënderuar reagimit katastrofë të mbrojtjes shqiptare.
Në minutën e 51-të, mundësi e artë e kuqezinjve për të shënuar pas një goditje këndi, pasi Ismajli me kokë e pastaj Manaj nuk ia dalin të kalojnë portierin kundërshtar.
Në minutën e 55-të, Asllani nga rreth 25 metra ka rrezikuar portën e vendasve por portieri e dëboi në korne.
Një pikë që nuk kënaq pasi që Shqipëria pritej të kthehet me fitore.