Atletico Madridi interesohet për yllin e Liverpoolit

Futboll

Atletico Madridi interesohet për yllin e Liverpoolit

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 16:15
Robertson

Atletico Madridi po kërkon të përforcohet në krahun e majtë të mbrojtjes.

Pas dështimit të transferimit të Theo Hernandezit, “Bardhekuqtë” kanë hedhur sytë në Angli, ku kanë shprehur tashmë interesim për yllin e Liverpoolit, Andreë Robertson.

Transferimi i mundshëm i Milos Kerkezit, mund t’ja vështirësojë punët skocezit i cili ka qenë i paprekshëm në formacion që nga ardhja e tij në vitin 2017.

Robertson, numëron 342 paraqitje me Liverpoolin, ku i cili ka 11 gola dhe 67 asistime, ku ka fituar 2 tituj të Premierligës, 1 herë Ligën e Kampionëve, FA Cup, Superkupën e Evropës, Community Shield dhe 2 herë Carabao Cup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat