Reagon Dinamo e Ilir Dajës

Futboll

Reagon Dinamo e Ilir Dajës

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Dinamo mri një lajm fantastik mëngjesin e ditës së sotme.  UEAF i kualifikoi dinamovitët direkt për në raundin e dytë të Conference League, pasi u përjashtua nga kjo garë skuadra irlandeze Drogheda United FC.

Kjo pasi irlandezët kanë të njëjtin pronar me ekipin e Silkeborg IF, me danezët që gjithashtu do të jenë pjesëmarrës në raundin e dytë.

Dinamo ka reaguar pas këtij vendimi. Tashmë ekipi i Ilir Dajës do të presë deri ditën e nesërme për të mësuar kundërshtarët në këtë fazë.

“FC Dinamo City do të nisë rrugëtimin europian nga raundi i dytë kualifikues!

Dinamovitët kalojnë në turin e dytë pas vendimit të UEFA-s për të përjashtuar nga gara skuadrën irlandeze Drogheda United Fc, të cilët kishin të njëjtin pronar klubi me ekipin Silkeborg IF, që po ashtu nisin nga turi i dytë kualifikues.

Goglat për shortin e raundit të dytë, do të hidhen ditën e nesërme në Nyon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat