Napoli-Inter, sfidë për Hojlund

Futboll

Napoli-Inter, sfidë për Hojlund

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 23:42
Hojlund

Napoli-Inter, sfidë për Hojlund!

Dueli i titullit në Serinë A që shënoi të gjithë sezonin e kaluar,tani është rikthyer dhe në nerkato, Napoli i hap “luftë” Interit, hyn me forcë në garë për Rasmus Hojlund.

Sulmuesi danez i Manchester United është objektivi i madh i klubit të Marottës, i cili ditët e fundit përfitoi nga gatishmëria e ish-lojtarit të Atalantës për t’u rikthyer në Itali, por ka ngecur në çështjen e formulës me Djajtë e Kuq, të cilët do të donin një transferim të përhershëm

Napoli po përpiqet të përfitojë nga kjo situatë pa krye, duke dashur të shtojë një tjetër qendërsulmues cilësor për të mbështetur Lukakun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat