Rikthim në Europë?

Futboll

Rikthim në Europë?

Më: 29 qershor 2025 Në ora: 14:39
Mario Mitaj

Mario Mitaj mund të ketë rikthimin e bujshëm në Europë. Al Itihad ka marrë ofertë zyrtare në klub për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, që shkëlqeu në edicionin e fundit.

Klubi me ofertën zyrtare nuk bëhet i ditur, ndërsa janë disa pas tij. Zgjedhja e Arabisë nuk ka ndikuar për keq te Mitaj, që vazhdon të konsiderohet e tashmja dhe ardhmja për Shqipërinë.

Al Itihad u shpall kampion dhe vështirë të heqë dorë nga një lojtar si Mitaj. Klubi arab shpezoi rreth 5 milionë euro për afrimin e tij nga Lokomotiva e Moskës.

21-vjeçari konsiderohet titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes.

Kontrata e tij përfundon në vitin 2028.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat