Anglezi do të mungojë për 3 muaj

Futboll

Anglezi do të mungojë për 3 muaj

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 11:56
Jude Bellingham

Reali i Madridit do të nisë sezonin e ri me një mungesë të rëndësishme.

Klubi spanjoll njoftoi se Jude Bellingham i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatullën e majtë, pas një shqetësimi me të cilin ka jetuar prej disa vitesh.

Mesfushori anglez iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Londër dhe, sipas klubit, procedura ishte “një sukses i plotë”.

Sipas shtypit spanjoll, koha e rikuperimit të Bellingham vlerësohet të jetë afërsisht tre muaj. Në fakt, organizatori anglez rrezikon të humbasë të gjithë gjysmën e parë të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat