Llapi rikthen sulmuesin e krahut

Futboll

Llapi rikthen sulmuesin e krahut

Nga: K.G. Më: 19 korrik 2025 Në ora: 12:23
Adem Maliqi

Llapi i Podujevës po kompletohet për edicionin e ri në elitëm e futbollit të Kosovës. 

Llapjanët ngjeshin radhët edhe me një futbollist të ri.

“KF Llapi ka kënaqësinë të zyrtarizojë rikthimin e sulmuesit të krahut, Adem Maliqi, për herë të tretë në fanellën bardhekaltër.

Pas një edicioni me FC Suharekën, 28-vjeçari rikthehet për të kontribuar për ngjyrat e klubit të vendlindjes.

Maliqi është bashkuar me ekipin në përgatitje dhe do jetë forcë shtesë për ekipin tonë në edicionin e ri”, thuhet në njoftimin e KF Llapit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat