Allegri nuk i konsideron pjesë të projektit, 8 lojtarë pritet të largohen nga Milani

Futboll

Allegri nuk i konsideron pjesë të projektit, 8 lojtarë pritet të largohen nga Milani

Më: 19 korrik 2025 Në ora: 16:38
Allegri e Tare

Revolucioni i Milanit, i cili filloi me ardhjen e Igli Tares dhe Massimiliano Allegrit, do të vazhdojë në merkato. Trajneri i lindur në Livorno dëshiron një organikë më të ulët dhe shumë lojtarë mund të largohen nga Milani deri në fund të sesionit veror të tregut të transferimit të lojtarëve.

Trajneri i kuqezinjve, i cili ka bërë shumë kërkesa për të forcuar skuadrën aktuale, i ka kërkuar gjithashtu drejtuesve të klubit të zvogëlojnë skuadrën që aktualisht po stërvitet në Milanello me deri në 8 lojtarë që mund të largohen deri në fund të merkatos.

Allegri është i vetëdijshëm se, me vetëm dy kompeticione në dispozicion dhe asnjë ndeshje evropiane, rotacioni do të jetë në mënyrë të pashmangshme i kufizuar. Prandaj, me përjashtim të titullarëve të rregullt, shumë mund të preferojnë një largim për të gjetur më shumë kohë loje larg Milanellos.

Emri i parë është Malick Thiaw. Qendërmbrojtësi gjerman ka refuzuar një transferim te Como, por largimi i tij tani është i sigurt. Yunus Musah, Ismael Bennacer, Tommaso Pobega, Yacine Adli, Noah Okafor, Samu Chukëueze dhe Emerson Royal janë gjithashtu jashtë projektit të Milanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat