Llapi prezanton Ajvazin

Futboll

Llapi prezanton Ajvazin

Nga: K.G. Më: 19 korrik 2025 Në ora: 23:10
Fuad Ajvaz

Llapi i Podujevës nuk e ka ndërmend të ndalet me përforcime për edicionin e ri, me synime të qarta, të luftojë për trofe.

Kryetrajneri Tahir Batatina duket se e ka ndërmend të sjell edhe përfocime tjera.

“Fuad Ajvazi vishet bardhekaltër, nënshkruan me Llapin!

KF Llapi njofton arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin Fuad Ajvazi, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

20-vjeçari, i cili vjen pas një edicioni të suksesshëm individual me FC Suharekën, rikthehet tek Llapi më i pjekur dhe i gatshëm për sfidat e reja. Me ardhjen e tij, shtohet konkurrenca dhe cilësia në repartin defanziv.

Ajvazi do t’i bashkohet ekipit nesër në fazën përgatitore në Ohër”, njofton KF Llapi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat