Milani kërkon yllin e PSG-së

Futboll

Milani kërkon yllin e PSG-së

Më: 20 korrik 2025 Në ora: 15:49
Gonçalo Ramos

Milani ka interes për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Gonçalo Ramos.

Trajneri Luis Enrique nuk ka probleme me sulmuesin, por do të preferonte një lojtar më të lëvizshëm, jo një pykë klasik.

PSG ka investuar 80 milionë euro për Ramosin, por edhe mund ta shesë, nëse vjen oferta e duhur.

Gazetari Sacha Tavolieri raporton se Milani ka gati 30 mln euro për sulmuesin, i cili pëlqehet shumë nga Max Allegri. Problemi është se PSG kërkon minimalisht 60 mln euro për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat