Islandezët zbarkojnë në Shkodër

Futboll

Islandezët zbarkojnë në Shkodër

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 21:41
Vikingur

Vikingur ndodhet që sot në Shkodër.

Klubi islandez ka vendosur të zhvendoset dy ditë para nga vendi i tij, për t’u ambientuar disi para ndeshjes me Vllazninë.

Stërvitja e islandezëve sot u zhvilluan në “Reshit Rusi”, megjithatë Vikingur ka rikujtuar se do të luajnë në “Loro Boriçi” dhe e njeh mjaft mirë si fushë.

Një vit më parë, sfiduan Egnatian dhe e mposhtën  pastër(0-2). Tashmë, po në turin e dytë, sfidojnë Vllazninë.

Kuqeblutë kanë moralin lart pas fitores ndaj Daugavpils.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat