“Tronditet” Tirana

Futboll

“Tronditet” Tirana

Më: 24 korrik 2025 Në ora: 11:29
Walid Jarmoun

Walid Jarmouni nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Tiranës.

Sulmuesi francez, i cili ishte numri “një” i ekipit dhe protagonist absolut sezonin e shkuar, ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me bardheblutë.

25-vjeçari është transferuar në Marok, tek ekipi i Hassania. Me këta të fundit, sulmuesi ka firmosur kontratë 3-vjeçare.

Ndërkohë që largimin nga Tirana e ka bërë të ditur me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat