Përfundon me sukses ‘Turneu i verës’ në Prishtinë – Mercedes Geti fitues të edicionit të tetë

Futboll

Përfundon me sukses ‘Turneu i verës’ në Prishtinë – Mercedes Geti fitues të edicionit të tetë

Më: 26 korrik 2025 Në ora: 10:41

Ekipi me emrin Mercedes Geti kanë arritur të fitojnë edicionin e tetë të “Turneut të verës” që organizohet nga Prishtina Football Tournaments.

Të premten mbrëma u zhvilluan ndeshjet finale në kuadër të edicionit të tetë të “Turneut të Verës”, nën një atmosferë impozante në terrenin e Ulpianës.

Fillimisht u zhvillua një ndeshje revyale nga personat e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, teksa pastaj luajtën grumposhtat e reja si U-10, U-11, U-13 dhe në fund Polica e Kosovës ndaj Ambasadës së Amerikës.

Pas këtyre takimeve, nga ora 21:00 u zhvillua finalja e madhe mes ekipeve Mercedes Geti dhe Batllava, e cila fituesin e dha vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Më të saktë në penallti ishin lojtarët e Mercedes Getit, të cilët në fund iu gëzuan triumfit në edicionin e tetë të “Turneut të verës”.

Pjesë e kësaj ekipe ishin emra të njohur të futsallit në Kosovës, si Behar Topalli, Muhamet Rakovica, Blendi Gashi, Adhurim Bekteshi, Egzon Hasani dhe Diar Ahmeti. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat