Bayerni njofton largimin e një lojtari

Futboll

Bayerni njofton largimin e një lojtari

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 18:49
Adam Aznou

Bayern Munihu ka njoftuar largimin e një lojtari!

Bëhet fjalë për marokanin, Adam Aznou i cili ka vendosur që t’i bashkohet skuadrës së njohur angleze, Everton.

Evertoni, pagoi rreth 9 milionë euro për shërbimet e marokanit i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Aznou, gjatë sezonit të kaluar ishte në huazim te skuadra e Real Valladolidit, ku bëri 13 paraqitje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat