Skënderbeu përforcon sulmin

Futboll

Skënderbeu përforcon sulmin

Më: 3 gusht 2025 Në ora: 11:39
Sokol Kiqina

Skënderbeu do të luajë sezonin e ri në Kategorinë e Parë.

Korçarët kanë përforcuar sulmin në këtë merkato në mënyrë që të sigurojë “bomberin” për sezonin e ri.

Kështu mësohet se kanë firmosur Sokol Kiqina. Ky i fundit e mbylli sezonin me Ferronikelin dhe tashmë rikthehet sërish në Shqipëri.

Në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Erzenit, kur shijakasit luanin në Superiore.

Ndërkohë tashmë Kiqina do të tentojë të lërë gjurmë te korçarët dhe të kthehet në liderin e repartit të avancuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat