Rakitiç me mesazh për tifozët e Milan pas transferimit të Modriç

Futboll

Rakitiç me mesazh për tifozët e Milan pas transferimit të Modriç

Më: 3 gusht 2025 Në ora: 23:24
Modriç e Rakitiç

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kroacisë dhe i shumë klubeve evropiane, Ivan Rakitiç, tani drejtor teknik i Hajduk Split, e ka postuar një fotografi në Instagram me ish-bashkëlojtarin e tij Luka Modriç, i cili tashmë është pjesë e skuadres italiane, Milan.

Mesfushori kroat, që për vite me radhë ka qenë shtyllë e skuadres spanjolle, ka realizuar një ëndërr të fëmijërisë duke veshur fanellën e Milan dhe tash tifozët kuqezinj do ta kenë mundësinë të shohin në “San Siro” një tjetër fitues të 'Topit të Artë'.

 Rakitiç e ka shoqëruar fotografinë me një mesazh drejtuar tifozëve kuqezinj.

“Ata nuk e dinë sa me fat janë, vëlla!!! Paç fat, gjithmonë pranë teje!!!

Faleminderit, vëlla, që më vizitove!”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat