Haris Isufi i bashkohet Gjilanit

Futboll

Haris Isufi i bashkohet Gjilanit

Nga: K.G. Më: 7 gusht 2025 Në ora: 20:03
Haris Isufi - majtas

Futbollisti i talentuar mitrovicas, Haris Isufi, i bashkohet skuadrës së futbollit Gjilani.

Harisi është djali i legjendës së futbollit Sheremet Isufi.

Shera e ka rekordin e shënuesit më të mirë në 26 vitet e pasluftës të Prishtina.

“Sport Club Gjilani komunikon me shumë kënaqësi angazhimin e futbollistit Haris Isufi.

17 - vjeçari i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut vjen si një vlerë e shtuar në projektin sportiv të klubit”, njofton SC Gjilani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat