Kur klube elitare si Milani të kërkojnë, vështirë ti refuzosh

Futboll

Kur klube elitare si Milani të kërkojnë, vështirë ti refuzosh

Më: 10 gusht 2025 Në ora: 17:00
Berat Gjimshiti

Largimi i Malick Thiaw nga Milani ka bërë që Drejtori sportiv i kuqezinjve Igli Tare të vihet në lëvizje për një pasues të denjë.

Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, por Tare ka piketur kapitenin e Kombëtares sonë si alternative kryesore.

Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin.

Mbrojtësi 32-vjeçar ka kontratë me Atalantën deri në verën e vitit 2026, por pas largimit të trajnerit Gasperini, gjithçka është “trazuar”.

Kur klube elitare si Milani të kërkojnë, vështirë ti refuzosh.

Nëse operacioni mbyllet me sukses, do të ishte mundësi fantastike që Gjimshiti të bënte “bujë”. Kartoni i qendërmbrojtësit kushton 6 milionë euro sipas “Transfermarkt”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat