Chelsea ul pretendimet

Futboll

Chelsea ul pretendimet

Më: 15 gusht 2025 Në ora: 16:53
Christopher Nkunku.

Largimet e shumta në repartin e sulmit kanë detyruar drejtuesit e Bayern-it që të monitorojnë merkaton me kujdes.

Sipas medieve gjermane thuhet se drejtuesit e klubit bavarez kanë rihapur edhe një herë bisedimet me Chelsea-n pasi janë të interesuar për shërbimet e Christopher Nkunku.

Akordi që arriti Bayern me 27-vjeçarin në janar është ende i vlefshëm dhe tani skuadra bavareze ka rihapur negociatat me Chelsea-n për të biseduar rreth termave të transferimit.

Bayern është gati që ta huazojë francezin ndërsa klubi londinez, i cili e vlerësonte rreth 70 milionë euro muaj më parë, kërkon ta shesë për 35-40 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat