Andre Silva përfundon te skuadra spanjolle

Futboll

Andre Silva përfundon te skuadra spanjolle

Më: 17 gusht 2025 Në ora: 15:25
Andre Silva

Kur u transferua në Milan në vitin 2017, Andre Silva shihej si një prej talenteve që do të lejnë gjurmë në futbollin evropian e botëror.

Portugezi madje cilësohej si pasardhësi ideal i Cristiano Ronaldos.

Por 29-vjeçari asnjëherë nuk përmushi këto pritshmëri, duke ndryshuar disa skuadra si Sevilla, Eintracht Frankfurt, Leipzig, Real Sociedad e Werder Bremen.

Silva tashmë është rikthyer përsëri në kampionatin spanjoll, ku skuadra e Elches ka arritur marrëveshje me Leipzigun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat